Balla takim me kryeministrin e Moldavisë: Gati 3 marrëveshje të rëndësishme

17 Nëntor 2023 | 14:47

Në vijim të vizitës zyrtare në Moldavi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u pritën në një takim nga Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.

Përmes një postimi në facebook Balla, bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.

Gjithashtu ai ashton se u diskutua edhe mbi fushën e turizmit.

“Pritja nga Kryeministri Dorin Recean në Selinë e Qeverisë së Republikës së Moldavisë. Do të përmbyllim së shpejti marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore, të njohjes së lejeve të drejtimit, të notave dhe diplomave, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri”, shkruan Balla në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026