‘Vlen mbi €750, blije me kartë’, Shoqata e Bankave propozon tavan për blerjet ‘cash’

17 Nëntor 2023 | 15:55

Mallrat ose grupmallrat që kushtojnë më shumë se 750 euro, njerëzit nuk duhet t’i blejnë me para dorë. Ky është propozimi që bën Shoqata e Bankave në tregun tonë, me argumentin për të formalizuar pagesat dhe për të ndihmuar ekonominë.

Vendosja e një tavani për pagesat “Cash”, kërkon të ligjërohet sipas rekomandimit të komisionit Europian, ku disa vende si Italia kanë vendosur kufi 5000 euro, dhe të tjera si Holanda 10 mijë euro.  Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka miratuar një normë tavan prej 500 eurosh për pagesat në dorë.

Në ekonominë shqiptare qarkullojnë aktualisht rreth 1.6 trilionë lekë, nga të cilat 400 miliardë apo gati 24 për qind e totalit, jashtë sistemit bankar.

Ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se caktimi i këtij tavani do të ulte sasinë e parave jashtë bankave.

Pagesat digjitale nuk janë  bërë ende pjesë e kulturës vendase, dhe këtë e tregojnë edhe matjet e Bankës Botërore, e cila na rendit të fundit në rajon për blerjet me karta debiti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026