Lagjja teknologjike në Korçë, Sotiraq Filo: Projekti dhe ambicia jonë për të rinjtë
Korça do të ketë të parën lagje teknologjike në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur vetë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo. Sipas tij në këtë lagje do të jetojnë të rinj të cilët do të jenë të punësuar në fushën e teknologjisë për kompani vendase e të huaja.
“Është projekt dhe ambicia jonë e radhës. Duam të ndërtojmë qytetin e Korçës një lagje të teknologjisë e cila do të ofrojë për të rinjtë e të rejat e Korçës por dhe atyre korçarëve që punojnë në Tiranë, por do duan të kthehen në Korçë, të ofrojmë një hapësirë e mundësi të banojnë atje, apartamente, mundësi për argëtim. Bazuar në këtë infrastrukturë duam të krijojmë komunitetin e parë në Shqipëri e të rinjve që i bashkon teknologjia “,-tha Sotiraq Filo kryetar i bashkisë Korçë.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi beri me dije se interesi i të rinjve për teknologjinë është shtuar.
“Tashmë teknologjia është bërë gjithmonë e më interesante për të rinjtë. Në fillim të këtij viti lancuam programin e kodimit për të rinjtë shqiptarë dhe sot jam e lumtur të them se e kemi tejkaluar objektivin tonë Kishim vendosur të trajnonim 1000 të rinj për programim dhe tanimë jemi 1100 e viti ende nuk ka mbaruar. Kjo tregon se të rinjtë kanë interes, kane zhvilluar aftësitë e tyre “,-tha Bora Muzhaqi Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Në Panairin e Punës dhe Teknologjisë morën pjesë mbi 20 kompani teknologjike, të cilat kanë shfaqur interes për të punësuar të rinjtë korçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid