“Kemi ardhur nga Belgjika vetëm për Kombëtaren”, Tifozët: Do fitojmë patjetër!
Një grup me 7 persona kishte ardhur nga Belgjika për të parë ndeshjen që do të luhet sot në Air Albania, përballjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
Ata thanë se ende nuk kanë një biletë, por atmosfera e bën gjithçka më të bukur.
“Vijmë nga Belgjika posaçërisht për ndeshjen. 3 me 0 mendoj se do të jetë rezultati, por s’luan rol. Si gjithmonë them se do shënojnë Asani, Bajrami dhe Asllani. Ende nuk kemi një biletë, ndoshta e shohim në shesh, ndoshta në stadium,” – u shpreh një tifoz.
“Minimumi do dalë 2 me 0. Jemi nga Shkupi, jetojmë në Belgjikë. I kam ndjekur të gjitha sfidat, trajneri Silvinjo është shumë i suksesshëm. Ka njerëz nga të gjitha trevat dhe atmosfera po na pëlqen. Për biletë duhet të shohim se po shiten në të zezë më shumë. Po nuk gjetëm, do e shohim në shesh,” – tha një tjetër.
Shqipëria është tashmë e kualifikuar në Europianin që do të luhet në Gjermani dhe kjo ndeshje do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur vendin e parë në grup.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë