“Silvinjo ka rritur meritokracinë në Kombëtare”, Vukaj: Ka sjellë frymë tjetër

20 Nëntor 2023 | 08:46

Gazetari Erblin Vukaj komentoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania situatën në të cilën gjendet Kombëtarja sot duke përgëzuar dhe duke vlerësuar punën e Silvinjos.

Sipas tij, trajneri ka bërë një punë të mirë për të sjellë një energji të re në ekip duke i dhënë vlera meritokracisë e jo nepotizmit.

“Të gjithë lojtarët dëshmojnë se Silvinjo ka sjellë një energji, një bashkim në grup, një frymë tjetër, ka rritur konkurrencën. Për mendimin tim, ka zhdukur gjithë ‘miqtë’, ka rritur meritokracinë, jo kushdo vjen në Kombëtare, ai që e meriton vjen në Kombëtare,” – u shpreh Vukaj.

Në ndeshjen me Ishujt Faroe, sipas gazetarit do të ketë shpërndarje në skuadër edhe me lojtarë që s’kanë qenë shumë aktiv, në mënyrë që lojtarët pak më të fortë të pushojnë.

Vukaj bëri dhe një parashikim të rezultatit duke thënë se minimalisht pret që rezultati të mbyllet 2 me 0 në favor të Shqipërisë.

“Entuziazmi që ka skuadra dhe tifozët bëjnë që të ketë një oreks për të shënuar gola,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024