Flet për herë të parë babai i Dakut: Kosova nuk e ftoi kurrë në ndeshje zyrtare

20 Nëntor 2023 | 14:34

Fehmi Daku babai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, dha këtë të hënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku foli për herë të parë në lidhje polemikat se pse Daku nuk zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës, por atë të Shqipërisë.

Ai tha se ishte zgjedhje e vetë futbollistit për të luajtur me Kombëtaren kuqezi, pa u ndikuar nga askush.

Gjithashtu shtoi se nga përfaqësuesja e Kosovës Daku, nuk ka patur kurrë një ftesë për ndeshje zyrtare, por vetëm për ndeshje miqësore.

“ Zgjodhi vetë të lunate për Shqipërinë. E ka zgjedhur vetë dhe unë e kam përkrahur. Nga Kosova ka pasur ftesa në disa ndeshje miqësore, por në ndeshje zyrtare nuk ka pasur. Ne si familje jemi shumë të lumtur për kualifikimin dhe ndaj sot do të jemi të gjithë për të festuar, për të fituar dhe për të siguruar vendin e parë në grup. Daku u gëzua shumë për kualifikimin dhe mezi pret vitin tjetër për të filluar garën në Gjermani”, tha ai.

Gjithashtu ai zbuloi dhe disa detaje nga jeta e të birit, si dhe vlerësoi punën e trajnerit Silvinjo.

“Në familje nuk kemi pasur futbollist, por ai e ka dashur shumë futbollin dhe ne e kemi përkrahur vazhdimisht. Pavarësisht sfidave ka përballuar gjithçka falë dhe karakterit të tij të fortë. Tifoz është me Manchester United dhe futbollisti që ka pasur qejf është Ronaldo.

Përgëzoj trajnerin dhe e çmoj si profesionist se e ka bërë ekipin shumë të mirë dhe besoj që do të ketë sukses dhe në Gjermani”, tha Daku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026