Tifozët anglezë pushtojnë Shkupin, mijëra mbështetës të “tre luanëve” nëpër rrugë
Shkupi sot mirëpret kombëtaren e futbollit të Anglisë, një prej skuadrave më me famë dhe më të forta në futbollin botëror. Edhe pse ndeshja si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Anglinë nuk ka shumë rëndësi kompetitive, rreth 28 mijë shikues do të kenë rastin të shohin nga afër super-yjet e futbollit Europian.
Tifozët anglezë tashmë kanë vërshuar Shkupin, dhe të gjithë janë të sigurt në fitoren e kombëtares së tyre.
“Pres që të fitojmë. Por besoj dhe mendoj si shumica se do jemi afër, besoj 2 me 1. Maksimalisht mund të jetë 3 me 1 për Anglinë. Të jetë një ditë e mirë për të gjithë. Meqë kualifikohemi nuk ka më presion”, thotë një tifoz.
Numri i anglezëve që kanë bileta për ndeshjen është 2300 por qindra të tjerë do të mjaftohen edhe nëse e shohin ndeshjen jashtë.
“Mendoj se do fitojmë. Do japim disa gola. Po shpresoj të gjej biletë sepse është një stadium i madh. Por edhe nëse nuk gjej do të mjaftohem me prezencën këtu. Do ta shoh ndeshjen në hotel. Jemi tetë persona, disa prej nesh kanë bileta e disa jo. Po shpresoj të blej ndonjë”, shprehet një tifoz tjetër.
Biletat janë shitur në mënyrë të shpejtë. Dhe i gjithë kapaciteti i stadiumit të qytetit pritet të jetë i mbushur. Prej 25 mijë biletave të shitura, 2300 janë blerë nga tifozët anglezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk