Zika: Jam kryefamiljare me 3 fëmijë, nuk përfitoj nga ndihma e qeverisë

21 Nëntor 2023 | 08:16

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se është kryefamiljare me 3 fëmijë, por nuk përfiton nga ndihma e qeverisë.

Ajo ju referua njoftimit të kryeministrit Rama dy ditë më parë, i cili tha se mbi 8 mijë gra kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të kenë përfitim nga programet e mbrojtjes sociale.

“Është 12 i vogli, 14 e dyta dhe 17 e para. Nuk më ka nxitur mua njeri që të shkoja në universitet dhe të studioja kur isha me fëmijë. Kështu që është vetë individi, i motivuar, i edukuar, ka një ëndërr, ka një pasion. Nëse ti je vet pa një qëllim në jetë ose jeton në Shqipëri pa një mision, normalisht do të vegjetosh që do të thotë do marrësh atë ndihmë sociale dhe do jetosh. Ka zonja, ka vajza, ka individë nëv shoqërinë tonë që jetojnë me pak, janë mësuar të jetojnë ashtu,” – u shpreh Zika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024