“Ti je me axhendë”, gazetari debaton me avokatin e Berishës: Ja çfarë thotë ligji
Gazetari Eni Ferhati dhe avokati i ish-kryeministrit Berisha kanë debatuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” lidhur me një masë sigurie ndaj Sali Berishës në rast se ky i fundit vazhdon të mos i bindet urdhrit të gjykatës.
Sipas avokatit Genc Gjokutaj një masë sigurie më e fortë ndaj ish-kryeministrit mund të vijë vetëm në rast se
“Zoti Berisha është dy herë në parlament, është përditë në komunikim me publikun dhe nuk ka rrezik ikje. Është rreziku i ikjes ai që e çon prokurorin që të mendojë se ky do t’i shmanget hetimit”,-tha avokati.
Por sipas gazetarit Ferhati, nuk është e thënë që personi nën hetim të paraqesë rrezik largimi që ndaj tij të merret një masë më e fortë sigurie e për ta sqaruar këtë, ai lexoi ligjin, ndërsa avokati i tha të mos merte përsipër interpretime të tilla.
Pjesë nga debati në studio:
Genc Gjokutaj: Mos merr përsipër, Eni mos e merr përsipër këtë, se po merr shumë përsipër. ti nuk e ke idenë ç’është masa shtrënguese…
Eni Ferhati: Nuk po marr gjë përsipër, unë këtu nuk kam ardhur me axhendë, të jesh i qetë nëse ti e ke një axhendë unë nuk e kam. Më lejo ta lexoj dhe ta mbyllim këtë debat.
Genc Gjokutaj: Detyrimi për paraqitje, arresti në shtëpi, arresti në burg, ndalimi i daljes jashtë shtetit janë masa shtrënguese jo ndaluese.
Eni Ferhati: Po të lexoj pikën 3 të nenit 260. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, nuk flet për rrezik ikje, Gjykata me kërkesë të prokuronit mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë