Gazetari: Këto përplasje Serbi-Shqipëri janë parapërgatitje për Europianin

22 Nëntor 2023 | 14:35

Gazetari Roland Qafoku komentoi në një intervistë notën e protestës së Ministrisë së Jashtme Serbe ndaj Tiranës zyrtare për shkak të djegies së flamurit serb në sheshi Skënderbej gjatë ndeshjes me Ishujt Faroe.

Sipas Qafokut, djegia e flamurit nuk ëshë një veprim për tu lavdëruar dhe nuk na bën mirë si komb, por reagimi me ultimatum i Serbisë, si shteti që ka masakruar popujt e 4 shteteve të Ballkanit, nuk ka lidhje me diplomacinë.

“Djegia e një flamuri është vepër penale, nuk kemi pse ta bëjë se ne nuk duhet të jemi si serbët. Kam përshtypjen që kjo është një parapërgatitje e asaj që do ndodhë në Evropian. Nga 12 shtete të Ballkanit, në Evropian do marrin pjesë 6 shtete, dhe Serbia ka frikë që në mos me shqiptare, me një shtet tjetër do ta kenë ata. Ky komb që ka probleme me të gjithë, ne si shqiptarët sipas analistëve kemi probleme me serbët, por serbët kanë probleme me ne, se ne nuk e kemi kaluar ndonjëherë kufirin tonë. Është në sjelljen e serbëve ky guxim, që nuk ka lidhje me diplomacinë”, tha Qafoku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024