Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Berisha: Opozita do i drejtohet “Kushtetueses”
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për emigrantët.
Lajmin e bëri të ditur vetë Berisha përmes një deklarate për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku tha se kjo marrëveshje është në shkelje serioze të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut.
Ai e quajti të suksesshëm aksionin e opozitës në Kuvend, për të cilin tha se ndriçoi mbarë opinionin ndërkombëtar për situatën në Shqipëri.
“Ai tym dhe ajo blozë që nxiu fytyrën e Ramës dhe Nikollës, ndriçoi mbarë opinionin publik botëror, betejën e drejtë që po zhvillon opozita në Kuvend. Do përcaktohen gjithnjë, po shkohet veç vazhdimi… Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese, pasi ne mendojmë se ka një shkelje serioze të Kushtetutës firma e Ramës, ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe opozita do i drejtohet GJK për marrëveshjen”, është shprehur Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve