“Shit jashtë”- Mesazhet e Breçanit me djalin: Kam merak bush! Më the 1 vit, u bënë 3
Euronews Albania ka siguruar dosjen e SPAK mbi operacionin e fundit që u finalizua me arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Nga bisedat e transkiptuara ne Skay rezulton se personat e akuzuar përdorin nofka të ndryshme, madje ne disa raste disa prej tyre nuk janë identifikuar.
Sipas hetimeve të SPAK ka rezultuar se në këto biseda flitej për ngarkesa të mëdha kokaine nga 200 kg deri në 1 ton që organizoheshin të niseshin nga Ekuadori, Brazili apo Kolumbia drejt Roterdamit në Hollandë ose Anversit në Belgjikë.
Pjesë e bisedave në dosje janë dhe komunikimet që kishte ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, me të birin e tij Eralbi Breçani.
Duket se Breçani ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale të të birit në fushën e trafikut të kokainës.
Madje në një bisedë të zhvilluar në vitin 2020, Breçani i kërkon të birit të mos merret me drogë në Shqipëri, por jashtë vendit. Madje ai në një moment i thotë se ka merak për përfshirjen e tij në fushën e trafikut të drogës dhe i kërkon të tërhiqet.
“Bush nga meraku e kam…E duhet me të tregu kto gjana. Ke ba i premtim se nje vit do e provosh dhe u ban tre bush”, shkruan Breçani në mesazhin dërguar të birit.
Pjesa e shkëputur nga dosja:
10.7.2.15. Me date 28.09.2020 në orën 20:23:28, Erzen Breçani i dërgon mesazh S**7 të birit me këtë përmbajtje: “…Edhe këtë pistë e kontrollova, kutinë se mos kanë fut noj cipë kur ta marrrësh ti. Nuk duhet me i pas bes kujt në Shqipni.…Mos ki bes Mos u merr me shqiptar… Thuj atij shokut tan. Thuj… Po du me te than se tan kta ne Shqipri folin e thon diali Erzenit ka bjen mall, po punon me drog se e njof mir bashkimin. Po du me than qe mos u merr me ta ma. Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana. Ke ba i premtim se nje vit do e provosh dhe u ban tre bush…”
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve