“Kthejini sytë nga Shqipëria”, Balluku në Samitin e Diasporës: Duhet bashkëpunim

23 Nëntor 2023 | 17:41

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e saj të mbajtur gjatë zhvillimit të Samitit të III të diasporës se tashmë ka ardhur koha që shteti shqiptar dhe përfaqësues të diasporës të kenë një bashkëpunim më të ngushtë pasi siç u shpreh ajo duke përdorur një shprehje popullore “guri i rënd, në vend të vet.

Balluku tha se pas Covid-19, Shqipëria është më  mirë, pasi nga ajo periudhë ka nxjerrë më tepër mësime, ndërsa shtoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet e BE-së apo të SHBA-ve.

“Në Shqipëri post-covid është më mirë, ne nga Covid nxorëm mësime dhe u kthyem më fuqishëm seç ishim në 2019, nga informacionet që unë kam nuk më rezulton se është kështu në europë apo në Amerikë.

Kështu që kthejini sytë në Shqipëri. Kthejini sytë në Shqipëri sepse guri i rëndë është në vend të vetë. Kthejini sytë nga Shqipëria sepse guri i rëndë është në vend të vetë.

Të gjithë ne e kemi pasur një eksperiencë jashtë kemi studiuar dhe kemi punuar e jemi kthyer në kohë sfiduese, në vitin 2000. Ku kishte vetëm lavazho. Ndërsa sot secili prej jush mund të kthehet në kryeqytetin më vibrant të Ballkanit”,-tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026