Deputeti i VV: Ka ikur koha kur Serbia organizonte në Kosovë zgjedhje pa pyetur

23 Nëntor 2023 | 18:54

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është shprehur se në Kosovë ka përfunduar koha kur Serbia organizonte zgjedhje e referendum pa e pyetur Prishtinën.

Komentet Dugolli i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku u pyet se përse Prishtina nuk lejon hapjen e vendvotimeve për të gjithë shtetasit serbë që kanë 2 nënshtetësi.

Ai tha se e vetmja mënyrë që të organizoheshin zgjedhjet serbë në Kosovë është që Serbia të kërkojë zyrtarisht një marrëveshje, ku të specifikoheshine dhe kërkesat për organizimin e tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Pse mungoi Albin Kurti në Samitin e Diasporës në Tiranë?

Dugolli: Axhenda e Kurtit është e ngjeshur, prandaj edhe ju pamundësua ardhja në atë samit. Zyra e kryeministrit ka dhënë arsyetimet. Mungesa e Kurtit është e kuptueshme. Gjithsesi ishte prezenca e presidentes ajo që u pa dhe që është përfaqësimi i duhur. U planifikua që të debatohej për raport-progresin dhe Kurti e kishte planifikuar që t’i drejtohej Kuvendit, por me kërkesë të opozitës u vendos që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhej për një ditë tjetër.

Pyetje: Pse nuk lejon Prishtina hapjen e vendvotimeve për të gjithë shtetasit serbë që kanë 2 nënshtetësi?

Dugolli: Një praktikë jo e mirë, kur Serbia organizonte zgjedhje në Kosovë, referendume, pa e pyetur Kosovën, ka përfunduar. Pra që të ketë zgjedhje serbe në Kosovë pa një marrëveshje, është e pamundur, që të vazhdojë një avaz i vjetër. E vetmja mënyrë është që Serbia të kërkojë zyrtarisht një marrëveshje, ku të specifikoheshin edhe ato kërkesat dhe nevojat për organizimin e zgjedhjeve, përveç zyrës ku është përfaqësia e Serbisë. Pra pa një marrëveshje nuk bëhet fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026