“Unë e dua Shqipërinë”, fëmijët në Kolonjë vishen kuq e zi në prag të festave

23 Nëntor 2023 | 19:39

Parada e vogëlushëve të vegjël të kopshteve të qytetit të Ersekës dhe gjimnazistët e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” i ka dhënë gjallëri sheshit “Rilindja”, teksa flamuri shqiptar dhe veshjet kuq e zi por edhe ato tradicionale sillnin nota festive.

Për nënkryetaren e bashkisë Kolonjë fëmijët janë ata të cilët çelin nisjen e dhjetra aktiviteteve që do të organizohen në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit.

“Jam krenare të shikoj entuziazmin e brezave të rinj që janë krenar për origjinën e tyre aq më tepër në këtë shesh të rilindjes, po shoh një atmosferë fantastike nëpërmjet përkushtimit të mësuesve, shkollave, arsimit parashkollor gjithashtu por patjetër e ndikimi i drejtorisë së zhvillimit të fëmijëve ka dhënë këtë produkt që ka mbledhur gjithë qytetin”,-Ristana Gjergjo, nënkryetare e Bashkisë Kolonjë.

Parada vazhdoi me tej me ekspozitën me piktura të krijuara nga vetë fëmijët dhe këngët e kënduara nga talentet e shkollave të këtij qyteti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026