“Ku është Ilir Meta?”- Berisha e ‘zbulon’: Ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore

23 Nëntor 2023 | 22:57

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se grupimi opozitar që ai drejton është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo parti opozitare, përveç PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin ai nuk e quajti parti por fraksion.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha gjithashtu se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka qenë shumë prezent në publik.

Ai shtoi se kontrollet për Metën dolën mirë dhe se tani ai është në mbështetje të plotë të linjës opozitare.

“Tre aleatët tanë kanë shpallur se nesër do të dalin në konferencë shtypi, është normale, janë parti të pavarura dhe synojnë një bashkim të së djathtës dhe ne do ta shqyrtojmë propozimin e tyre. Ne jemi të hapur veç partisë Brava-Balla, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LSI-në po e po dhe me çdo forcë tjetër.

Unë jam optimist sepse është një kohë kur në situatën e krijuar në të gjitha aspektet, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përcaktuese dhe do të bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Ilir Meta ka qenë edhe me disa kontrolle mjekësore nga të cilat ka dalë mirë, është kthyer, është aktiv në media dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës”, është shprehur Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026