Mjeku: Di raste që fëmijëve i japin çaj kanabisi për temperaturën
Mjeku Ilir Allkja tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka punuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku temperatura te fëmijët trajtohej sipas metodave të ndryshme duke shpërfillur tërësisht konsultën me një mjek profesionist.
Ai tha se është në dijeni të rasteve që për temperaturën e lartë fëmijët i kanë çuar në hoxhë apo i kanë dhënë çaj kanabisi për uljen e nxehtësisë.
Ndërsa sqaronte rastet, mjeku u shpreh se edhe paracetamoli që merret rutinë dhe pa recetë mjeku mund të dëmtojë rëndë organizmin, kështu që të paktën te fëmijët duhen gjetur forma alternative për t’i ulur temperaturën para se të shkojnë te ilaçet.
“Edhe paracetamoli që shitet pa recetë, rutinë, po t’i lexosh efektet anësore janë goxha të rënda. Çdo prind i ri do të duhet të përpiqet me metodat fiziologjike të uljes së temperaturës, duke i dhënë lëngje, duke i veshur lehtë. Unë kam parë nëna që në mes të korrikut i veshin fëmijët goxha rëndë, ndërsa vetë rrinë me një bluzë të lehtë, kjo është skandaloze. Para se të shkojmë te paracetamoli ka metoda të tjera që janë pa dëme fare, mund ta mbash në govatë për 10-15 minuta me ujë të ngrohtë, në temperaturë 38 gradë, në dush, në vaskë, ka plot metoda të tjera që duhen tentuar para se të shkojmë te paracetamoli,” – shpjegoi Allkja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme