Basha kërkon veting në politikë: Bashkëpunojmë me këdo që do rrëzimin e qeverisë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se kërkon vetingun në politikë në mënyrë që të ndahen ata që luftojnë për interesin kombëtar dhe ata që kanë prioritet vetëm intersat personale.
“Vetingu i politikanëve është forma më e mirë për t’i dhënë fund debatit kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin dhe kush jo. Partia Demorkatike ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit. Njerëzit nuk presin që ne t’i gjejmë punë vetes në zgjedhjet e ardhshme dhe të përdorim parlamentin si një teatër për interesat personale,” – u shpreh Basha, ndërsa theksoi dhe rëndësinë e listave të hapura.
Basha rikujtoi se Partia Demokratike është e hapur për çdo bashkëpunim që do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, por nuk mund të bashkëpunojë për t’i shërbyer interesave të secilit politikan.
“Çdo bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverie të korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesat personale. Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në datën 2 shtator e kam bërë të qartë se Partia Demokratike ka jo thjesht vizionin, por dhe planin për një federatë të forcave të djathta dhe një bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare që kërkojnë realisht zëvendësimin e kësaj keqqeverisje të korruptuar tashmë në vitin e saj të dhjetë me një qeverisje që iu shërben njerëzve,” – deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve