Balluku: Përmirësim të infrastrukturës së burgjeve, rritje page 10% për punonjësit

24 Nëntor 2023 | 11:49

Ditën e sotme u mbajt ceremonia e prezantimit të flotës së re të automjeteve për sistemin penitenciar të Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u shpreh se reformat e qeverisë shqiptare po ecin përpara, dhe se infrastruktura e burgjeve ka pësuar përmirësim.

Gjatë fjalës së saj gjatë prezantimit të flotës së re për burgjet, Balluku shtoi se me buxhetin e vitit 2024, do të kemi një rritje të pagës me 10% për punonjësit në këtë sektor.

“Unë do të fokusohesha te burimet njerëzore. Padyshim kuptojmë që kemi një përmirësim të infrastrukturës. Asnjë reformë dhe asnjë projekt nuk mund të ndodhë pa njerëzit. Kryeministri Rama, qeveria shqiptare ka punuar për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, një lloj transformimi të thellë, kur reformat kanë nisur me vullnet të plotë të qeverisë shqiptare dhe po çohen përpara nga përkushtimi i njerëzve tanë. Flota me 22 mjete të reja, është aty për t’i çuar njerëzit në punë dhe anasjelltas. Shumë skena nga e kaluar kemi kaluar, shumë hapa kemi hedhur.

Flitet për një flotë mbi 100 automjete, por ne duhet të njohim kontributin e partnerëve tanë. Falenderojmë ambasadorin britanik që ka kontributin e tij në këtë proces. Ai punon me shumë pasion. Duhet thënë që qeveria shqiptare e çmon kontributin e qeverisë britanike në këtë proces. Kemi pasur progres në të gjitha ato fusha  që kanë qenë shqetësim historik për ne. Duhet pasur parasysh që Shqipëria është partner besnik ndaj aleatëve.

Kemi pasur një ndryshim të ndjeshëm të vlerësimit përmes pagës, trajnimit të punonjësve, por edhe buxhetit të vitit 2024, do të kemi rritje të pagave me 10%. Kjo si një kërkesë dhe vëmendje e kryeministrit Rama, por edhe nga negociatat mes ministrit Manja dhe ministrit të Financave. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, do të rrisë performancën e secilit prej jush. Pagat do të jenë të konkurrueshme me rajonin”-tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026