Reforma zgjedhore, Basha: Ta rikthejmë në vëmendje para se të jetë vonë

24 Nëntor 2023 | 13:00

Në një aktivitet të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje për të kthyer reformën zgjedhore në qendër të debatit para sesa faktorët politikë të deklarojnë se është tepër vonë.

Ai kujtoi se për një vit e gjysmë, apo dhe më herët, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ndërsa nënvizoi se në 3 zgjedhjet e kaluara rekomandimet e vëzhguesit kryesor të zgjedhjeve OSBE-OHDIR as nuk janë marrë parasysh, as nuk janë zbatuar.

“Për ne ka qenë e qartë që në fillim se zhurmnajës dhe teatrit të përditshëm dhe të përjavshëm politik, jo vetëm që nuk mund dhe nuk duhet t’i shkojmë nga pas, por nuk duhet ta lejojmë t’i mbivendoset kësaj agjende, këtyre interesave themelore të votuesit shqiptar dhe demokracisë shqiptare. Problemi i parë dhe kryesor që ne kemi ngritur prej kohësh, është zhbërja e cilësisë së përfaqësimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, listave të mbyllura të sistemit rajonal proporcional të cilat qartësisht larguan të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe kthyen grupet parlamentare dhe Parlamentin e Shqipërisë në përfaqësues të interesave të ngushta partiake dhe të krerëve të partive politike dhe në noterë të vendimeve të mazhorancës së radhës. Ka disa mënyra për ta zhbërë këtë aksident me pasoja të rënda për demokracinë dhe zhvillimin, me pasoja të rënda për transparencën, llogaridhënien dhe korrupsionin si plaga më e rëndë që sot përjeton Shqipëria,” – deklaroi Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026