Reformën zgjedhore do e bëni me Bashën? Rama: Ku është ky, ai mund të mos shfaqet

24 Nëntor 2023 | 16:01

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në një konferencë për mediat ku i pyetur nëse do e bëjë reformën zgjedhore me deputetë opozitar përkrahës të Bashës, Rama u përgjigj se nëse thotë se do e bëjë këtë, i bie të japë një premtim që mbase s’do mund ta mbajë dot.

Ai tha se pavarësisht se si kryetar i Partisë Demokratike, njihet Lulzim Basha duke e pasur parasysh atë si personazh politik, Rama tha se mbase ai mund të bjerë dakord e në fund të mos shfaqet. Sipas kryeministrit reforma zgjedhore ka sigurisht rëndësinë e saj, por kjo çështje do zgjidhet me komisionin e reformave zgjedhore.

“Pyetja ime “ku është ky” mbase ishte impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjellë gjithmonë një buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër, por lidhet pikërisht me këtë, të thuash a do ta bësh këtë gjë me Lulzim Bashën dhe të kërkosh që tjetri, në rastin tim unë, se Çuçi nuk e njeh aq mirë sa unë. I bie që unë të marr një angazhim që mund të mos e mbaj se tjetri mund të mos shfaqet fare.

Kjo është një shaka që është më shumë se gjysmë e vërteta. Thelbi është se Partia Demokratike, e bekuar si një gjë e jashtëzakonshme kur lindi është katandisur në një gjë që nuk e di. Është histori unikale. Ka emra që po kanë lidhje me Partinë Demokratike, por pastaj nuk dimë më se çlidhje ka Partia Demokratike me shumë të tjerë.

Është çudi kjo që po ndodh, futen në mes flakët dhe tymi, ndërkohë që edhe pa ta është e  vështirë të kuptosh kush është kush. Aty është krijuar një mjegull që ne nuk dimë si të veprojmë.

Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vetë. Është një element që buron nga Gjykata Kushtetuese, në këtë rast kemi komision të reformave zgjedhore, ai do e bëjë reformën zgjedhore. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata”,-tha kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026