Me flamuj në duar, dalin pamjet e para të palestinezëve të liruar nga Izraeli

24 Nëntor 2023 | 22:18

Ditën e sotme disa shtetas palestinezë janë liruar nga burgjet e Izraelit, në kuandër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin dhe lirimit të pengjeve izraelite.

Të burgosurit palestinezë e kanë pritur duke festuar lirimin nga burgjet izraelite, ku në Gaza i prisnin turma të mëdha njerëzish.

Sipas BBC janë gjithsej 39 të burgosur palestinezë që janë liruar nga Izraeli dhe festimet mund të shihen në Bregun Perëndimor teksa njerëzit i pritën në shtëpi.

Bëhet fjalë për 24 gra dhe 15 djem adoleshentë të cilët u liruan nëpër postbllokun e Beitunia, pranë Ramallah.

Pikërisht përtej pikës së kontrollit në Beitunia, një grup burrash hipin mbi supet e njerëzve mes turmave, duke valëvitur flamujt palestinezë në ajër.

Në rrugë, në kryeqytetin Ramallah, një turmë mund të shihet duke valëvitur flamujt palestinezë ndërsa presin mbërritjen e të arrestuarve.

Autobusi kaloi nëpër një ‘det’ mbështetësish palestinezë të gëzuar. Përmes dritareve, disa nga të burgosurit mund të shiheshin duke kërcyer, njëri i mbështjellë me një flamur palestinez.

Disa nga turma valëvitën flamujt e Hamasit, por të tjerë folën për unitetin palestinez sonte, për një moment të vogël fitoreje për palestinezët në mes të një lufte rraskapitëse.

Për Izraelin, të burgosurit e liruar sot janë një kërcënim sigurie. Për palestinezët e mbledhur këtu për t’i përshëndetur, ata janë viktima të okupimit të Izraelit dhe lirimi i tyre është një symbol pozitiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026