Parashikimi i motit për festa, priten përmbytje dhe ngrica
Festat e Nëntorit, do të shoqërohen me një reshje shiu dhe ngrica. Temperaturat për 28 dhe 29 nëntor nuk paraqiten në favor të shqiptarëve, të cilët do të festojnë të sheshet kryesore të qyteteve në vend.
Meteorologu Hakil Osmani tha se ditën e martë, 28 nëntor parashikohen reshje me intensitet të lartë në disa qytete.
“Në datë 28 nuk ka lajme të mira, kemi shi jo vetëm Tiranë por në gjithë territorin. Herë pas here me intensitet të lartë duke bërë që të kemi dhe përmbytje dhe jo vetëm Tirana por dhe Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Vlora…”, tha Osmani.
Ulja e temperatruave ka nisur prej disa ditësh, kushte atmosferike që do të vijojnë gjatë gjithë javës. Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes, për këdo që udhëton në zonat problematike.
“Do t’i kemi reshjet në saisra të pakta…ngricat pritet të jenë problematike e kësaj jave. Do të kemi masa arjerore të pasura me lagështi, do të kemi vranësira me reshje shiu”, tha ai.
Ditën e enjte dhe të premte pritet një përmirësim i motit, por fundjava do t’i rikthehet temperatruave të ftohta, me shi dhe reshje dëbore.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve