Rama inspekton aeroportin e Vlorës, Balluku: Arritje për aviacionin civil në Evropë

27 Nëntor 2023 | 15:26

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan punimet në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës.

Balluku shpjegoi se ky aeroport do të jetë një inovacion, jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën pasi është i pari prej vitesh që ndërtohet nga e para.

Ajo tha se autoriteti i aviacionit civil nga janari 2024 në bashkëpunim me aeroportin e Mynihut nis certifikimi, pasi certifikimi nis 1 vit para operimit.

“Ky aeroport do jetë edhe një inovacion, do jete i gjithë i mbuluar me panele diellore dhe do prodhohet 5,2 megavajt energji e rinovueshme që do të përdoret për nevoja të aeroportit. Autoriteti i aviacionit civil nga janari 2024 në bashkëpunim me aeroportin e Mynihut nis certifikimi, proces që nis 1 vit para operimit. Të ngresh një aeroport nga e para nuk ndodh në Evropë vitet e fundit, ndaj është edhe një arritje e madhe për aviacionit civil evropian. Mynihu ka bërë gjithë dizajnin që është “green”, tha Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026