Të vëna në aktivitet kriminal, policia italiane i sekuestron mijëra euro shqiptarit
Karabineria italiane ka sekuestruar ditën e sotme pasuritë e 44-vjeçarit shqiptar Geront Dedja.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, konkretisht janë sekuestruar 600 mijë euro cash si dhe të gjitha llogaritë rrjedhëse, pasi dyshohet se ato janë vënë nga aktiviteti kriminal që ai ka ushtruar në Itali dhe në disa shtete të tjera të Europës.
44-vjeçari shqiptar ishte pjesë e organizatës kriminale “Poter-Al”, një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në Europë.
Dedja akuzohet se merrte kokainën dhe heroinën nga Holanda dhe më pas bëhej shpërndarja në Itali, Francë dhe Gjermani.
Shqiptari ishte i dënuar me burg nga autoritet italiane për trafikim ndërkombëtar droge si dhe për emigracionin e paligjshëm të njerëzve.
Në vitin 2002 ai u dënua për këto akuza duke vuajtur dënimin dy vite 2003- 2004, sëbashku me disa shqiptarë të tjerë bashkëpunëtore, shkruan media italiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon