“U sulmuam nga Tirana”- Presidenti i Vllaznisë: Në komisariat janë bërë diferencime
Përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë në futbollin e femrave u shoqërua me skena dhune ku lojtaret u përplasën me njëra-tjtrën dhe jo vetëm, teksa akuza ka pasur dhe për përfshirje të drejtuesve dhe tifozëve. Klubi bardheblu reagoi i pari për ngjarjen duke pohuar se 3 prej pjesëtareve mbetën të lënduara, madje duke ngritur akuza ndaj klubit shkodran.
Tek Vllaznia kanë një qëndrim krejt ndryshe, ku një një intervistë për Euronews Albania, presidenti Lazer Matija reagoi për incidentin, duke shtuar se nuk ofrohej aspak siguri.
“Kemi komunikuar zyrtarisht me FSHF dhe kemi paraqitur provat dhe Federata është e pavarur dhe mendoj se do të marrë mendimin e duhur për këtë situatë.
Ekipi i Tiranës pas kësaj situate gjeti kohën, jo për të kërkuar falje, por gjeti mundësinë dhe e lidhi me dhunën ndaj femrave, meqë është dhe dita.
Nëse ka një njeri që ka investuar në Shqipëri për femrat jam unë. Kam 14 vite që investoj dhe nuk investoj për të krijuara atë dhunë aty”, tha ai.
Ai tha gjhithashtu se në “komisariat janë bërë diferencime” në trajtimin që i është bërë rastit për të dy ekipet.
Tirana dhe Vllaznia luanin të shtunën në kryeqytet, në klasiken e futbollit shqiptar për femra. Ndeshja u ndërpre gjatë pjesës së parë për të mos filluar më, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga FSHF.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq