Çelet ekspozita grafike në Fier, vajzat e Mustafa Arapit vazhdojnë traditën
Në kuadër të veprimtarive për festat e Nëntorit, në Galerinë e Artit në qytetin e Fierit u çel ekspozita grafike me vepra të artistit Mustafa Arapi si edhe të dy vajzave të tij që vijojnë këtë tradite.
Në 39 veprat e ekspozuara vihet re një krijimtari artistike e larmishme dhe cilësore, ku grafika artistike shfaqet në një dimension të plotë.
Kuratori i ekspozitës Arben Koliçi thotë se qëllimi primar në këtë paraqitje është të kthehet vëmendja tek ky lloj zhanri artistik, që është mjaft i vlerësuar edhe në botë.
Veprat e Mustafa Arapit, i larguar nga jeta, qëndrojnë në harmoni të plotë me krijimtarinë artistike të dy vajzave Dorina dhe Holta të cilat kanë trashëguar krahas njohurive, dashurinë për artin.
Ekspozita u ndoq me interes nga artistë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Tashmë po fluturoj…”, vokalisti i grupit R.E.M përgatit ekspozitën e veçantë
- Billa, feston ditëlindjen me hapjen e showroomit të ri. Ekspozita më e madhe në Jug
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve