Sot seanca ndaj Gutacit dhe Haradinajt në Hagë, priten përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve
Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbajë sot një konferencë mbi ecurinë e çështjeve të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.
Në këtë seancë, Haradinaj ka kërkuar që të mos jetë pjesëmarrës dhe të përfaqësohet nga avokatët e tij, me argumentin se po këshillohet për qëndrimin e tij.
Gazetari Jeton Musliu raporton se pritet që në këtë seancë të ketë përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës.
Prokurorët dhe avokatët mbrojtës ende nuk janë dakordësuar për procedurën që do të ndiqet në këtë proces gjyqësor.
Kështu, ende procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve nuk ka filluar, pasi nuk dihet ende sesa është numri i dëshmitarëve, nëse dokumentet janë të përkthyera, apo edhe një sërë çështjes të tjera.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Lexoni gjithashtu:
Rinis beteja e elitës së UÇK në Hagë, Thaçi, Veseli, Krasniqi sërish para gjyqit
Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti e quan torturë psikike që do të zgjasë
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve