“Ismail Qemali” nga Mitrovica feston Pavarësinë në Tiranë: 20 vite që e bëj këtë rol

28 Nëntor 2023 | 13:07

Në Tiranë po zhvillohet këtë 28 nëntor një paradë për ditën e Pavarësisë, në të cilën ishin të pranishëm qytetarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e veriut, e nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Disa prej tyre madje kishin ardhur të veshur si figurat historike.

Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla, mori në intervistë një qytetar i cili prej 20 vitesh luan rolin e Ismail Qemalit.

Ai zgjodhi të mos e thoshte emrin e tij, por zbuloi se ishte nga Mitrovica.

“Gjithandej më njohin si Ismail Qemali. Ka raste që edhe kur prezantohem me emër e mbiemër më ngatërrojnë me Ismailin. Unë nuk e kam zgjedhur si  personazh, por figura më ka ardhur nga Zoti.

Të parët që më kanë identifikuar si Ismail Qemali kanë qenë fëmijët në shkollën e vajzës, e në atë kohë mjekrën e kam pasur më të shkurtër e më të zezë. I veshur si Ismail Qemali unë ndiej shumë krenari, por edhe përgjegjësi të madhe.

Madje ne kemi ardhur 100 veta nga Mirtovica dhe më thonë si nuk i thua dikujt jo kur të kërkojnë foto. Mua i veshur kështu nuk më shkon mendja të them jo”,-tha Ismail Qemali nga Mitrovica.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024