Emocionojnë fëmijët shqiptarë në Gjermani, këndojnë dhe recitojnë shqip

28 Nëntor 2023 | 20:11

Anduena Stephan, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Gjermani tregoi në një intervistë për Euronews Albania se me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë organizuar aktivitete me fëmijë shqiptarë që studiojnë në shkollën shqipe në Gjermani.

Ajo u shpreh se për ta është e rëndësishme është që jo vetëm në ditën e Pavarësisë, por në 365 ditë të forcojnë ndjenjën e krenarisë dhe identitetin shqiptar brezit të ri.

“…Dera e hapur, shtëpia  e shqiptari është e Zotit dhe e miku. Janë mbledhur shumë shqiptarë nga diaspora që studiojnë në Gjermani, fëmijët e tyre që shkojnë me krenari në shkollën shqipe. Është detyra jonë në 365 ditë që t’u forcojmë ndjenjën e krenarisë kombëtare të qenit shqiptar këtij brezi të ri”, tha ajo.

Si përshëndetje për festën e pavarësisë, nxënësit e shkollës shqipe në Gjermani performuan në gjuhën shqipe këngë dhe poezi për atdheun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026