“Me fotografinë e Enver Hoxhës në duar”- Veteranët festojnë 29 Nëntorin

29 Nëntor 2023 | 10:27

Ndërkohë që ditën e sotme në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, po mbahen homazhe për ditën e Çlirimit të Shqipërisë, nuk kanë munguar as disa qytetarë të cilët janë shfaqur duke mbajtur në duar foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Njëri prej tyre foli për Euronews Albania ku tha se Enver Hoxha, nuk është aspak diktator, por hero i shtetit i cili e çliroi Shqipërinë nga pushtuesit, ndërsa ata që thonë të kundërtën sipas tij janë fëmijët e tradhtarëve dhe janë mashtrues.

“Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, ai ka qenë për popullin se ishte udhëheqës i luftës çlirimtare. Këtë komb e ka shpëtuar Partia Komuniste më në krye Enver Hoxhën si komandant të përgjithshëm që e përzunë okupatorin nga Shqipëria.

E mori Shqipërinë me 800 mijë banorë dhe arriti 3 milionë e 800 mijë. Ne kemi jetuar shumë mirë, se punonim, spitalin shkollën e kishim pa lekë, punë kishte sa të duash. Kemi bërë fabrika, hidrocentrale, e zhvilluam Shqipërinë.

Jetonim shumë më mirë në atë kohë, tani nuk kam një fëmijë në shtëpi, ku jetohet pa fëmijën? S’kanë ku të rrinë. Këta e gjetën Shqipërinë të stolisur. Vetëm të mira i njoh, populli mbahej i pastër,  nuk u përzinte, me shkollim me të gjitha gjërat, ishim të mbrojtur. Nga ‘44 deri kur iku komunizmi nuk na pushtoi njëri, ndaj ky ka merita shumë të mëdha, është hero i shtetit shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026