“S’kuptoni nga politika e jashtme”, Vuçiç sulmon opozitën: Hoqa 28 njohje të Kosovës

29 Nëntor 2023 | 13:20

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbrojtur politikën e jashtme të qeverisë së tij lidhur me Kosovën përballë kritikave të opozitës. Në një intervistë për median serbe, ai ka deklaruar se ata që e kritikojnë nga radhët e opozitës se duhet të ishte më i ashpër me Kosovën, nuk kuptojnë asgjë nga politika e jashtme.

Vuçiç tha se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Është e lehtë të kritikosh qeverinë. Kanë 11 vjet që thonë që e kam njohur pavarësinë e Kosovës. Por gjatë qeverisjes sime 28 shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë lojë. Qytetarët vendosin sesi do të jetë vendi i tyre. Libia ka më shumë naftë se Emiratet Arabe, por shikoni dy shtetet sa ndryshojnë”, deklaroi Vuçiç.

Opozita serbe ku bëjnë pjesë parti të me orientime të ndryshme politike, ka një qëndrimim të paqartë lidhur me çështjen e Kosovës. Një pjesë e partive janë për një linjë më të ashpër duke refuzuar çdo negociatë. Ndërsa të tjerë shprehen se duhet vijuar me planin Franko-Gjerman.

Për të siguruar mandatin e radhës në zgjedhjet e 17 dhjetorit, Vuçiç ka bërë premtimet të shumta ekonomike, të cilat kanë ndezur debate në Serbi. Sipas tij, në vitin 2027 paga mesatare në Serbi do të jetë 1400 dollarë. Ndërsa ditët e fundit ka premtuar 100 euro shpërblim për pensionistët si dhe paketë shpërblimi për të gjithë studentët në Serbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026