Përgjimet e “Sky ECC”, Çollaku: Janë tre dosje në SPAK, të përfshirë politikanë

29 Nëntor 2023 | 14:39

Gazetari Basir Çollaku foli në lidhje me përgjimet e aplikacionit “Sky ECC”, ku si rezultat së fundmi ranë në pranga ish-kreu i policisë Erzen Breçani së bashku me të birin dhe disa persona të tjerë, të përfshirë në trafikun e drogës.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se në SPAK aktualisht kanë ardhur tre dosje nga ndërkombëtarët, ajo e Shkodrës e Plarent Dervishit dhe kjo e fundit që ‘fundosi’ dhe Erzen Breçanin.

Mes tjerash ai nënvizoi se në përgjime kanë dalë dhe emra politikanësh por që po tregohet kujdes me publikimin e tyre.

“Mesa di unë janë tre dosje të tilla të ardhura nga partnerët tanë ndërkombëtar. Është rasti i Shkodrës, është rasti i Durrësit me Plarent Dervishin dhe rasti aktual me Ervin Matën. Ajo që  bie në sy si një shumatore në komunikimin dhe bisedimeve mes të akuzuarve ka të bëjë me bandat e trafikut. Tafik droge, oficerë policie të përfshirë, biznes dhe deri më tani ka një kujdes për të mos përfshirë dhe emrat e politikanëve të cilët janë brenda. Kam parë ditën e fundit një tentativë të disa institucioneve për të paraqitur sikur Ministria e Brendshme është aktori kryesor i komunikimit me Europol për  sjelljen e materialeve. Ajo që saktësisht jam duke thënë dhe pa doreza dhe hapur është se janë identifikuar nga skanimet e deri-tanishme mbi 300 oficerë policie në këtë dosje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024