Revoltohet Robert Aliaj: S’ka asnjë sinqeritet që ngrini këta flamujt kinezë

29 Nëntor 2023 | 21:40

Artisti Robert Aliaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se është më shumë patriot ai që e shkatërron një flamur për një ideologji se sa ai që e valëvit një flamur.

Aliaj e cilësoi gjënë më të pasinqertë në botë atë që e përshkroi si mania e shqiptarëve me flamujt kinezë për të shprehur patriotizmin.

“Është patriot ai që mban flamurin në dorë apo ai që shkatërron një flamur? Por unë do thosha që ai që e shkatërron një flamur është më patriot se guximi që merr një njëri i tillë duke rrezikuar veten e vet për një kauzë të rëndësishme siç është shkatërrimi i në simboli shteti. Ai është veprim patriotik. Të valëvisësh flamurin është gjëja më banale në botë, mendoj se s’ka asgjë të bukur aty. Do doja një patriot të heshtur që jeton me vendin e vet, jo patriotizmin e Tiktok. Patrioti i vërtetë është ai që rrezikon jetën për këtë kauzë, nëse nuk e ke këtë koncept në kokë dhe as guximi, edhe frika për të qenë i lirë. Ka individë në Shqipëri që kanë guximin të thonë fjalën e lirë. Vetëm fakti që s’e ke kurajën civile të thuash atë që mendon nuk je patriot. Asnjëherë nuk griset një flamur nga gjaknxehtësi, ka një kauzë. Kjo mania kineze e flamujve s’ka asgjë të sinqertë”, tha Aliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026