A do jetë Berisha sërish kryetar? Ina Zhupa: Do votëbesohet në Kuvend sipas statutit

30 Nëntor 2023 | 11:36

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të enjte se në datën 2 dhjetor kur të mbahet kuvendi kombëtar i  Partisë Demokratike, do të zhvillohet edhe procesi i votëbesimit i kryetarit të “Rithemelimit” Sali Berisha.

Ajo tha se nuk mund të përgjigjet nëse do jetë sërish ai kryetari i partisë, por siguroi se procesi i votëbesimit do zhvillohet me vota të mbyllura.

“Në kuvendin kombëtar të datës 2 dhjetor do jetë fillimisht votëbesimi i kryetarit të partisë zotit Berisha, i cili nëse ka humbje të zgjedhjeve lokale, siç ishte këtë herë, statuti është i qartë, ti do kalosh në votëbesim, pavarësisht se pse ka ndodhur humbja.

Procese të tjera kanë të bëjnë me atë që do paralajmërojë kuvendi kombëtar. Hapat e mëtejshëm që lidhen në një aspekt me aksionin opozitar dhe me përballjen me qeverinë dhe në aspektin tjetër me ndërtimin e një programi, qasje që lidhet me 2025 me zgjedhjet e përgjithshme, qofshin këto në 2025 apo edhe më parë.

Berisha do votëbesohet, është proces që kryhet sipas statutit, me votë të mbyllur. Kështu që nuk i dihet asnjëherë nëse do jetë sërish Sali Berisha kryetari”,-tha Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026