Pse e shmang Fredi Belerin? Berisha i përgjigjet Çanit: Dokumentet që kam gjetur…

23 Nëntor 2023 | 22:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Arian Çanit, se përse ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit është marrë një masë sigurie më e lehtë se nga disa figura të tjera.

Berisha tha se Malltezi ka një dallim nga personazhet e tjerë, që sipas tij kanë firma në zhdukjen e dhjetëra milionë eurove, ndërsa ai ka marrë pas 16 viteve sendin e vjedhur nga regjimi, në përputhje me çdo ligj.

Ish-kryeministri foli gjithashtu edhe për mbajtjen në burg të Fredi Belerit, duke thënë se që prej ditës së parë është shprehur se ai po mbahet si i burgosur politik.

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Beleri është politik e kam thënë me kohë që është politik Beleri. Beleri, që natën e parë kam thënë se është i burgosur politik.

Arian Çani: Meqë na e kujtoi Erla, si ka mundësi që nuk ishte te libri i shkeljeve të 14 majit, te libri i zi?

Sali Berisha: Është padiskutim. Edhe dje kemi shpërndarë dokumente ku e kemi një çështje kandidati i opozitës në Himarë, si i burgosur politk.

Arian Çani: Po doktor, por unë nuk e kam vetëm te Beleri. Ka edhe disa personazhe të tjerë socialist, të cilët nuk janë sot në burg, se kanë hedhur firmën e mbrapa kanë miliona të humbur.

Sali Berisha: Vetëm një moment, Taulant Balla në padinë e rreme, për të cilën Abi Malltezi e ka paditur, shkruan se ky njeri hyri si investitor me 113 metër tokë dhe doli me 5.4 milionë euro. A mund të imagjinoni ju që skapistët pasi e kanë verifikuar që është gënjeshtër, e përcjellin këtë për të mashtruar opinionin publik siç e ka shkruar Balla. e vërteta është krejt e kundërt. Jamarbër Malltezi është futur me 2500 metër katrorë tokë sepse i ka blerë dhe i ka të gjitha faturat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026