Liga e Konferencës, Ballkani sfidon kryesuesit në Air Albania

30 Nëntor 2023 | 13:46

Ballkani dhe Viktoria Plzen përballen pasditen e së enjtes në Air Albania, në ndeshje ne 5-të të fazës së grupeve. Ekipi nga Kosova synon të marrë fitoren e dytë, ndërsa në Çeki u mposht minimalisht. Në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja ka pohuar se skuadra është e motivuar, ndërsa vjen me mungesa.

“Kemi mungesa, por jemi të motivuar maksimalisht, pasi e dimë rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me kryesuesen e grupit, që ka fituar të gjithë takimet deri tani. Nëse nesër do të kemi edhe mbështetjen e publikut, do të jemi edhe më të motivuar. Sa i përket organikës, na mungon Hamidi i pezulluar dhe Tolaj, që është i dëmtuar, por rikthehet Berisha”, deklaroi Daja.

Barazimi nuk është në planet e kampionëve të Kosovës, ndërsa do të synojnë të marrin më tepër.

“Kemi bërë një arritje të madhe për Ballkanin, por edhe futbollin e Kosovës. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe do të duam tregojmë anën tonë më të mire”, theksoi Daja.

Për mbrojtësin Jashanica, në skuadër nuk ka presion, pasi skuadra e ka arritur objektivin e saj.

“Nuk ka pse të jemi në presion, Ballkani ka arritur maksimumin, atë që mund të arrijë një ekip nga Kosova. Do të futemi në fushë të japim maksimumin”, tha Jashanica.

Ballkani dhe Viktoria Plzen përballen me njëra-tjetrën në orën 18:45, ku në rast fitore do të rriteshin shpresat për kualifikimin më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026