Igli Hasani kërkon njohjen e Kosovës në Samitin e OSBE: Meriton karrigen e saj këtu
Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në samitin e OSBE-së që po zhvillohet në Shkup, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut dhe shtoi se Kosova duhet të ketë karrgien e saj në samit e në të gjitha forumet ndërkombëtare.
“Kërcënimi më i madh i sigurisë së ditëve të sotme me të vërtetë është i të gjithë arkitekturën së sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj ilegale në Ukrainë.
E dimë se një OSBE e fuqishme, është e nevojshme në ditët e sotme, pasi edhe përkundër progresit të dekadës së fundit, kërcënimet e vjetra janë duke dalë në sipërfaqe përsëri dhe pas këtyre tentativave për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor, mund ta shohim qartë dorën e njëjte që po dëshiron ta dobësoj OSBE-në.
Ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen nga Ukraina , duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor, por jemi duke bërë gjithçka për të luftuar këtë së bashku me partnerët dhe aleatët. Shqipëria po punon në mënyrë aktive për një Ballkan të qetë Perëndimor.
Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut, por duhet të pranojmë që në mënyrë që ta bëjmë Evropën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurtë, duhet ta pranojmë Kosovën si shtet i pavarur dhe t’ia sigurojmë një karrige në këtë tavolinë dhe në të gjitha Forumet Ndërkombëtare”,-tha ministri Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë