Zgjatet izolimi në rajonin e Atikës në Greqi, shkak numri i lartë i të infektuarve dhe shtim i pacienteve në terapi intensive
Rajoni i Atikës në Greqi përfshirë kryeqytetin Athinën do të vijojnë të qëndrojnë nën masat strikte kufizuese, të cilat ishin planifikuar të përfundonin në fund të muajit.
Autoritetet bëjnë me dije se nivelet e të infektuarve vijojnë të mbeten të larta dhe ka pasur shtim të pacientëve në terapi intensive.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se 90% e njësive të kujdesit intensiv janë të ezaurura.
Të mërkurën, ne shtetin fqinj u raportua për 1,913 raste të reja, rreth gjysma e tyre në rajonin e Atikës dhe 28 viktima.
Shkollat janë të mbyllura dhe vetëm dyqanet e domosdoshme janë të hapura në Athinë, ndërsa vijon shtetrrethimi gjatë natës.
Kufizimet priten të zgjasin të paktën deri në fillim të muajit mars por çdo gjë do të varet nga situata epidemiologjike.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 në Evropë, nis rihapja graduale në Britani, certifikata vaksinimi në Greqi
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat