“Butrinti”, Zhupa: Hapat që do ndërmarrim nëse “Kushtetuesja” nuk rrëzon kocesionin

30 Nëntor 2023 | 14:20

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur përpara mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me koncesionin e Butrintit.

Gjatë fjalës së saj për mediat, Zhupa tha se nëse Gjykata Kushtetuese nuk rrëzon koncesionin, atëherë rrezikohet identiteti dhe historia e Butrintit.

Ajo shtoi gjithashtu se nëse “Kushtetuesja” nuk rrëzon kocesionin për Butrintin, atëherë çështja mund të shkojë deri në Strasburg.

“Nëse GJK e Shqipërisë shndërrohet në GJK të Greqisë dhe bën këtë gjë të një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon integritetin territorial. Në radhë të dytë cënohet identiteti dhe historia.

Çdo gjë që do gjendet atje do të interpretohet me qasjen Helene. Butrinti aty cënohet sepse nuk do të jetë më e garantuar pozita e tij në UNESCO. Besoj që Gjykata do të qëndrojë në standartin që ka vendosur vetë.

E kemi parashikuar edhe skenarin më të keq, që ka disa hapa, që lidhet së pari me gjykimin penal. E dyta ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare, pasi ky koncesion ka shkelur edhe të drejtat e njeriut. Ne mund ta çojmë edhe në Strasburg. Do ndjekim çdo hap institucional që Butrinti të mbetet i paprekshëm”, është shprehur Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026