Qëlloi me sëpatë të riun në mes të lokalit, kush është autori i ngjarjes në Kavajë

30 Nëntor 2023 | 15:03

Një konflikt për motive të dobta ka përfunduar në përdorimin e sëpatës në Kavajë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lokalin në pronësi të Elton Dedej, ku 52-vjeçari Artur Petja ka goditur me sëpatë në kokë 33-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.GJ.

Ky i fundit, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

I arrestuar është edhe pronari i lokalit, pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme.

Sipas burimeve, kur është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se i plagosuri ishte rrëzuar nga shkallët.

Të njejtat burime thonë për Euronews Albania, se Dedej nuk është një emër i panjohur për blutë e Kavajës, pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

44-vjeçari është përfshirë në një përplasje me armë më 4 korrik 2019 në lokalin e tij, mes dy bandave, ku si pasojë mbeti i vrarë një kalimtar i rastit.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për aktivitetin e lojërave të fatit, pasi në lokalin e tij është gjetur edhe një klient i identifikuar me inicialet A.D., 31 vjeç, në celularin e të cilit ishin gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i pronarit të lokalit dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026