Kujdes nga gripi! Shiroka: Vaksinohuni, virozat e stinës po lënë komplikacione
Më shumë se 11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes për të marrë shërbim shëndetësor sa i takon virozave të stinës. Mjekët referojnë se po vërehet një trend në rritje, që po prek të gjitha moshat, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.
Në QSH ka një fluks në rritje të sëmundshmërisë akute, pra të pacientëve të afektuar nga sëmundjet akute kryesisht virale, dominojnë virozat e stinës, mund të themi që kemi rastet e para me grip nuk dimë ende tipologjinë e virusit që qarkullon janë raste nga forma të lehta të mesme por kemi dhe forma të rënda”, thotë Bruna Shiroka, mjeke.
Ajo çfarë specialistët e shëndetit shohin me shqetësim është shfaqja e komplikacioneve në shumicën e rasteve.
“Kryesisht dominojnë dhimbja e trupit dhe temperatura, këto janë shenjat e para që shfaqin pacientët. Sigurisht kolla shoqëruese nëse sëmundja ka 2-3 ditë që ka nisur, mundësia e shoqërimit me komplikacione është e lartë dhe sot kemi pasur raste të shohim të gjitha virozat e shfaqura. Fundjavën e kaluar pamë që kishin shfaqur komplikacione kryesisht pulmonare”, shrehet ajo.
Mjekët apelojnë për aplikim të vaksinës së gripi tek popullatat në risk, pasi janë ende në kohë për t’u imunizuar dhe mbrojtur nga format e rënda.
Shqipëria siguroi në fillim të muajit tetor 260 mijë doza të vaksinës së gripit të cilën e ofron falas për disa kategori. Sipas të dhënave zyrtare të ISHP, deri më tani më shumë se 60% e sasisë së vaksinave janë aplikuar në popullatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve