Bllokuan Shqipërinë, Arian Çani: Greqia nuk tërhiqet, shembull që në antikitet
Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se gjithçka po ndodh me Greqinë është një çështje shumë serioze.
Ai theksoi se shteti fqinj i ka dhënë shembujt që në antikitet që nuk tërhiqet dhe nëse ka thënë se do të bllokojë procesin, atëherë do t’i qëndrojë kësaj deri në fund.
“Beleri në bindjen time është një i burgosur politik dhe kjo nuk ndryshon. Konsiderohet nga shumica e analistëve dhe njerëzve në media si një armik i popullit, ndërkohë që është një shkelje e të drejtave europiane elementare që ai nuk lejohet të betohet, që është çështje administrative dhe jo ligjore. Kjo është si të thuash parashtrimi. Uroj të jem i gabuar, por mendoj se ka një keqkuptim sa i përket qëllimit që Athina mendon se Tirana ka. Pra, Athina thotë se nëse ju nuk respektoni të drejtat e njeriut, në rastin konkret të kandidatit të etnisë greke në jug, atëherë ne do të bllokojmë procesin dhe ata nuk tërhiqen, jam i bindur për këtë, jo Gjermania dhe Spanja t’i thonë, por ata nuk tërhiqen. Ai vend ka dhënë prova që në antikitet që nuk tërhiqet për gjërat që beson dhe kauzat që mbron,” – u shpreh Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor