Berisha, mosbindje civile? Gazetari: Nëse do jetë si ato më parë, s’do ketë sukses
Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Euronews Albania komentoi deklaratën e Sali Berishës se do të ketë mosbindje civile.
Lita shpreson që nëse do të ketë mosbindje civile të mos jetë si ajo e PS apo e PD-së vite më parë, pasi ato nuk patën sukses.
Më tej ai theksoi se Berisha nuk do të largohet për aq kohë sa ka çështje të hapura me drejtësinë.
“Jam shumë i interesuar ta shoh këtë mosbindje civile, do ishte hera e parë në Shqipëri që do të kryejnë një detyrë dhe shpresoj që të mos përfundojë si ajo e PS me djegie gomash, apo si ajo e PD-së para disa vitesh që bllokoi disa akse në rrugët në Tiranë. Nëse do të jetë një gjë e tillë që e kemi parë më parë mendoj se nuk do të ketë sukses së më parë nuk ka pasur sukses. Jam shumë i interesuar ta shohë këtë mosbindje civile.
Derisa Berisha të ketë procese të hapura me drejtësinë, familjarët e tij të kenë procese të hapura me drejtësinë, Berisha aty do të jetë për t’i quajtur të përndjekur pokitikë dhe do të politizojë çdo lloj çështje”-tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë