Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit” vendos, Berisha rikonfirmohet kryetar

2 Dhjetor 2023 | 17:13

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, ku u votëbesua ish-kryeministri Sali Berisha, si drejtues i kësaj lëvizjeje.

Nga numërimi i votave ka rezultuar se Berisha ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, për të vijuar punën si kryetar i “Rithemelimit”.

Sipas njoftimit të Ivi Kasos, Berisha ka marrë 938 vota pro nga 993 vota të vlefshme në Kuvend.

Botëbesimi i Berishës erdhi me kërkesë të vet ëish-kryeministrit, pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 25 prillit.

Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi, e cila mbajti edhe një fjalim.

Po ashtu, në rendin e ditës ishin edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Njoftimi i Ivi Kasos:

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

Faleminderit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026