UEFA ndan fondet për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024, sa pritet të fitojë Shqipëria

2 Dhjetor 2023 | 17:18

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot sistemin e shpërndarjes së parave për ekipet pjesëmarrëse në kampionatin Europian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme.

Sipas asaj që është vendosur në qytetin e Hamburgut, shuma, e cila është parashikuar që të shpërndahet për skuadrat pjesëmarrëse është 331 milionë euro, aq sa ishte edhe në Euro 2020.

Sipas njoftimit të bërë, fondi kap shifrën e 331 milionë euro-ve. Secila nga 24 ekipet kombëtare do të marrë 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne.

Në rast fitoreje, atëherë kësaj shumë do i shtoheshin edhe 1 milion euro ndërsa për barazim 500 mijë euro.

Skuadrat që sigurojnë kalimin në mesin e 16-të më të mirave do të sigurojnë nga 1.5 milionë euro ndërsa ato që kapin çerekfinalen do të marrin nga 2.5 milionë euro, ndërkohë kualifikimi në gjysmëfinale arrin vlerën 4 milionë euro.

Ekipi që në fund del fitues i EURO-s do të merr 8 milionë euro ndërsa nënkampioni 5 milionë euro.

Në rast se ekipi kampion ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, atëherë do të fitojë maksimumi 28.25 milionë euro.

Kujtojmë se shorti për ndarjen e grupeve do të bëhet sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:00 dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Shqipëria si pjesë e skuadrave që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian, është e para në grup me 15 pikë të grumbulluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026