Përlotet qëndistarja nga Kruja: Emocionohem kur bëj vepra të Marigosë e Skënderbeut
Lindita është një qëndistare nga Kruja që punon flamuj dhe simbole patriotike shqiptare.
Gjatë rrëfilit të saj për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo tregoi se ka rreth 40 vite që merret me këtë punë dhe është shumë e kënaqur.
Ajo rrëfeu mes lotësh se emocionohet shumë kur qëndis flamurin e Marigosë apo Skënderbeun.
Sipas saj, shqiptarët e vlerësojnë punën e saj dhe blejnë punime të saj, edhe për t’ja dhuruar bashkokombasve që jetojnë në emigrim.
“E punoj me shumë pasion. Është gjë e bukur kur bën diçka që e prodhon vetë dhe del nga dora jote. Kur bën punën e bukur e ke qarë me lot. Është e qame kjo me të qëndisme. Ajo e Marigosë dhe e Skënderbeut më kanë emocionuar shumë.
Jam e kënaqur se klientat ngaqë i pëlqen puna e kanë marrë. Të dyja janë të bukura, edhe e Skenderbeut, edhe e Marigosë, por ajo e Marigosë është pak më e vështirë. Është e bukur, të bukurën e duan të gjithë.
Atë të Marigosë nuk ma merr mendja ta punojë kush. Duhet t’i japësh dallgët e mpuplave, t’i japësh reflex. Përderisa unë nuk isha absolute te mësimet, vijova të bëja një zanat. Unë isha mesatare te mësimet, këto historitë kisha qejf, si me e dit që do të punoja Skënderbeun dhe Shqiponjën. Falenderoj babain tim që më futi në këtë zanat”, është shprehur Lindita.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)