I lidhur me Ndraghetan, shqiptari arrestohet sapo zbret në aeroport në Gjermani

4 Dhjetor 2023 | 13:36

Një shqiptar në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia gjermane këtë të hënë.

I njohur si “Tritone”, ai kishte famën e një prej anëtarëve të Ndrangheta-s që mund të transportonte ngarkesat më të mëdha me drogë nga Amerika e Jugut.

29-vjeçari kaloi në Rinas, mbërriti në aeroportin e Karlsruhe, Gjermani dhe aty u kap nga policia.

Efektivët në Shqipëri aktivizuan Shërbimin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar menjëherë pasi i riu hipi në bordin e avionit.

Hetimet ndaj “Tritones” kishin nisur në shkurt të vitit 2022, kur u çmontua një “Ndrangheta” lokale në komunat Anzio dhe Nettuno.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026