“Berisha s’ka parti, ka shoqatë politike”, Ngjela: S’i vajtën as deputetët në Kuvend
Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”.
Ai tha se fjalimi i mbajtur nga Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, vlen vetëm si kredo në rast se ndonjëherë mund të marrin sërish partinë demokratike, pasi sipas avokatit, për momentin Berisha nuk ka parti.
“Nuk ka parti Saliu. S’ka parti ligjore. ça mbështetje ka? nuk i vajtën as deputetët. Ajo është shoqatë deri më tani. Është shoqatë politike, Nuk është parti politike. Parti politike bëhesh kur merr vendimin nga Gjykata.
Partia politike është person juridik. Parti është ajo e vjetra. Se mori dot Saliu. Ju e patë si hyri në zgjedhje? Ishte me partinë e Metës. Fjalimi i zonjës Malltezi nuk ka ndonjë vlerë. Vlen si kredo në rast se do marri ndonjëherë partinë demokratike, por për mendimin tim mirë bëri”,-tha avokati Spartak Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut