Argita kryetare e PD? Daci: Nëse s’do të ishte vajza e Berishës, po! Janë non grata

4 Dhjetor 2023 | 22:20

Juristi Jordan Daci është shprehur se Argita mund të ishte njeriu i duhur për të drejtuar PD-në, nëse nuk do të ishte vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Daci i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se duke qenë se është vajza e ish-kryeministrit Berisha, zgjedhja e saj në krye të PD mund të paragjykohet.

Ai shtoi se edhe fakti që familja Berisha janë të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania, e penalizon Argitën nëse do të merrte drejtimin e PD.

“Nëse s’do ishte e bija e Berishës do ishte njeriu perfekt, ka një formim shumë herë më të madh se një pjesë e madhe, por duke qenë se është e bija e Berishës, padyshim që këtu çdo njeri edhe pa të drejtë, edhe me të drejtë, ka të drejtë që ta paragjykojë përfshirjen duke e lidhur me mungesë demokracie brenda partisë etj.

Por prononcimi që bëri Berisha, ishte që nuk ia liroj vendin se jam unë. Megjithatë edhe e folura e saj në Kuvend nuk mund të ishte një rastësi, besoj se pati disa mesazhe brenda. Çështja e non gratave është një pengesë për këdo, pasi dy partnerët kryesorë të Shqipërisë, SHBA dhe Britania, i kanë konsideruar non grata”, është shprehur Daci.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026